Buxheti i Komunës së Prizrenit,pas shumë diskutimeve me 26 për, votohet.
Mbledhjen e jashtëzakonshme të kuvendit me pikën e buxhetit komunal e ku ishte i pranishëm kryetari Shaqir Totaj, nënkryetari Kujtim Gashi dhe 29 kuvendarë si dhe të gjithë drejtorët e ekzekutivit. Lidhur me pikë e vetme buxheti 2024./25 dhe 26, referoi drejtori Sulltan Badallaj, duke raportuar edhe për ndihmën që i ka ndihmuar edhe USAID-i pesë lokacione të ndryshme. Pastaj referoi edhe për mjete buxhetore dhe planifikimet e këtyre mjeteve. Pas këtij raporti shefat e grupeve parlamentar nisur me LVV ku Karanfil Haxhillari, foli lidhur me buxhetin duke mos u pajtuar me këtë buxhet .Nga PDK-a Adrit Krasniqi, ka theksuar se ky është buxheti më i mirë i deritashëm që nga paslufta, që do të prek secilën familje dhe pastaj ka vazhduar. Haziz Hodaj nga LDK-ja, tha se ne kemi qëndrimin lidhur me buxhetin.. Ky buxhet është si buxhet i emergjencave .derisa ne emër të AAK-së Agim Muçaj i përkrahu edhe kërkesat e parafolëse. Shukri Quni në emër të NISMA. Nga KDTP, Levent Bush, nga subjektet politike boshnjake nga zotrit; Sead Arifi dhe Admir Halili, kurse Ertan Simitçi nga Partia turke, folën lidhur me buxhetin komunal.
Edhe kuvendarët; Naxhije Memaj, Qemajl Krasniqi,Pjetër Përgjokaj,Bujar Hasani,Bajram Kastrati,Petrit Hoxhaj,Ilir Gashi,Selman Selmanaj ,Islam Thaçi,Faruk Tahiri,Dafina Alishani e fundit i paraqiten kërkesat dhe pajtimet e mospajtimet lidhur me buxhetin.
Pas të gjitha diskutimeve kryetari Totaj, falënderoi të gjithë sugjerimet, por besojë se është një shpërndarje racionale por ne kemi buxhetin e ditur,.po ashtu edhe varrezat e qytetit dhe pastaj edhe parkingun nëntokësor do ta rregullojmë. Kurse Lumbardhi mbrohet më ligj, kurse parkun biznesit deri në fund të këtij viti do ta kemi të gatshëm, tha kryetari Totaj.
Edhe kryesuesja u tha se tash të kalojmë tek votimi ku janë 32 anëtarë prezentë 26 ishin për dhe buxheti u votua.