Çaste poetike me poetin;Avdyl ZENELI
ENIGMAT E SHPIRTIT !
———————————
Paska enigma shpirti
jetojnë brenda tek ti,
shpella , plot mistere,
brenda të qenit njeri.
–
Paska enigma , shpirti,
bashkëjetesa në fshehtësi
E vetme , dashuria
Bashkë smirë e xhelozi.
–
Paska enigma shpirti,
Kërkon , dot s’i gjen ,
Dashurinë , sinqeritetin
Smirëxhelozinë që gënjen.
–
Paska enigma shpirti,
tek sytë , shikime heshtje.
Ose mbushur dashuri,
Ose të shfaqin urrejtje.
–
Paska enigma shpirti,
Me zërin ato shprehen
Ose egërsisht , vjellin
Ose gëzojnë e dëfrehen
–
Paska enigma shpirti
Që i tregon buza
Ose dridhen inatëshore,
ose dhurojnë të puthura.
–
Paska enigma shpirti
Kyçur tek enigmësia
I varfër , bart keqësi,
I pasur nga dashuria.
–
Enigmë qenka njeriu
Shpirti nuk i njihet
Edhe kufomën , braktis
Fluturon e nuk ndihet !
/www.QendraPress.com/