Çaste poetike me poeten;Selvije KADRIU

FOTOGRAFI

———————-

Dy të dashuruar

dhe një fëmijë

ulur në rërën e nxehtë

Valët e detit

me kaltërsinë e tyre

thua se shfaqnin besnikëri

Përnjëherë dëshirova

të të gris nga ajo fotografi

që pasqyronte lumturi

Ndoshta ajo nënë aty

do të ndjente qetësi

por më kaploi frika

a thua fëmija aty

do të ishte i lumtur pa ty

/www.QendraPress.com/