Çaste poetike me poeten;Vera ABDYLI
Aroma e njeriut të rrënojave
————————————
Kishte marrë një doze ligësie!
Hulumtimet e fuqishme e lanë
Koncepti i dashurisë së shëndetshme
N’përplasje të vijat e zemrës…
Duart e stolisura, të tatuara
Kraharori shkëmbor, luspor
Ngrisin një gjigant pa njerëzi!
Zëri i dridhur ngjyron librat e vjetra
Balli në brazda të thela i rrudhur
Frymon në agimin e ri
Ndonëse kullon gjak të huaj
Në tregun e dashurisë
Hakmarrja për çështjet e virgjëra
Doli nga pellgu i plleshmerisë
Njeriu më krih,
Pupla kanarinash!
Eja me mua
Notojmë të dehur në dashuri t’e egër
Tërhiqe fort vagonetën e fajeve!
/www.QendraPress.com/