TROKITJE SHEKUJSH

————————————-

Kambana mjerimi edhe sot jehojnë

Vajtojnë kohën sërish migjeniane

E dëgjon poet?

Lëngata jote edhe sot gjëmon.

Gjëmim dhembjesh shekullore

Në damarët e popullit tonë

“ A do qymyr zotni”

Në derë sërish trokasin

Zotëria i jargavitur çjerret

Pret prenë e radhës

Pa vrarë ndërgjegje

Epshet shtazarake

Në viktimën e qymyrit i shkrin

Edhe “ Luli i vocërr” në shkollë shkon

Sa shumë që janë barkzbrazur

E sylot

Ne “bijtë e shekullit të ri”

Migjeniançe durojmë…