Bashkë me ne gëzojnë dhe malet.

————————————–

Nga muzika me valle e lodër.

Gjovalin Prëla po banë dasem.

Marton sot djalin e vogël.

Kur e përcollën për mërgim.

Nanë e babë i dhanë porosi;

Ki kujdes n’çdo shtegtim.

Nuse shqiptare me marr ti.

Dhe Andrea djalë flori.

Nanë e babë i ka gëzu.

Mbajt e ka porosinë.

Me një malësore është dashuru.

Djalë e vajzë si mërgimtar.

Për nanë e babë janë dritë në sy.

Rrugen e kthimit kanë marrë me ardh.

Me ba dasem në Shqiperi.

Nusja ashte bi Kastratit,

E ma t’mirës der t’malësis.

Djalë e nuse u trashegofshin

Për hajrë ju kjoftë lidhja e miqësisë.

Hanë e yje janë dëshmitarë.

Kangë e vadhe deri në kup të qellit.

Po vjen nusja ardhtë e bardhë.

Duke shëndrit si rrezja e diellit.

Sipas zakonit të shqiptarisë.

Prin i pari me flamur kuq e zi.

Djalë e nuse kjoshin me jetë .

U trashegoftë çifti i ri.

I zoti i shtëpisë kjosh faqebardh.

Na ke ftua n’kyt dasem t’madhe.

Tanë si familje ju ruejt Zoti.

Jeta ju shkoft në kangë e vadhe.

/www.QendraPress.com/