Fryma e së mërkurës me poeten;Ajete POVATA

Fjala, fjala qe veshur me fuqinë e fjalës…

————————————————–

Plejadë

Botë e brendëshme

Mungesë me percjellje të gjata

Të gjalla

Tinguj që ndjekin larg origjinën

Histori vargu që kthehet

Që kthehet me krah

Me dinjitet krijues

Që sheh diellin në çdo çast

Azem Shkreli…

Plejadë

Koha e arsyes përtypet

I takon të gjitha rrugët

Midis vargut dhe vetes

Midis formës dhe dhimbjes

Midis teatrit me nuaanca drite

Azem Shkreli…

Legjendë strofe dhe vargu

Asnjë libër

Asnjë strofë e madhe nuk të zë

Kuptimi YT për rrugën e dritës vështirë kapet

Azem Shkreli…

Fjala jote

Ndjenjë e veshur me fuqinë e fjalës

Meteor në dritën më të lartë

N’orbitë coptoheshin metaforat

Rikthehej moti

Trasformohej koha

Jetë në kohën tënde…

Dhe

Atëherë nuk mjaftonte e vërteta

E verteta çanë

Ndanë mendje

Trason rrugë letërsie

Azem Shkreli…

/www.QendraPress.com/