Kumtesë për media
Ditëve të fundit janë shpeshtuar sulmet ndaj Federatës së Futbollit dhe krerëve të saj, ndonëse ato s’jan ndalur asnjëherë, por herë më pak e herë më shumë në periudha të ndryshme.
LRF e Prizrenit, dënon ashpër këto sulme që s’kanë asnjë qëllim tjetër pos dëmtimit të futbollit dhe imazhit të FFK-së e me këtë edhe Kosovës.
Si një organizatë e re e pranuar në UEFA e FIFA, Federat e Futbollit të Kosovës ka qenë dhe është në përpjekje të vazhdueshme të rritjes së punës cilësisë, duke qenë e kordinuar me këto mekanizma me qëllim që FFK-ja të rritet dhe profesionalizohet edhe më shumë.
FFK-ja në këtë aspekt në vazhdimësi brenda por dhe jashtë Kosovës, ka dërguar dhe dërgon trajner, përfaqësues të administratës, për rritjen e profesionalizmit. Poashtu, trajnimet e vazhdueshme janë bërë si në Federatë edhe në lidhjet rajonale me gjyqtarë, trajnerë e staf tjetër, për të qenë sa më profesional në kryerjen e detyrave.
Kosova, në këtë rast FFK-ja në funksion të rrites dhe zhvillimit të futbollit, ka avansuar ndër vendet e para në Rajon me sistemin VAR, atëherë kur skeptikët dhe dashakeqësit (që edhe sot flasin zi) kishin thënë se kjo do të jetë aventurë që s’do bëhet kurrë.
Avansimi i punës me FIFA connect në rajone dhe shërbimet tjera, janë të arritura krahas shumë punëve. Dëshmitarë të kësaj janë vetë klubet dhe prfaqësuesit e tyre.
Kosova, ka dalë nga lufta e shkatërruar me infastrukturë pothuaj zero. Tashmë vetëm disa vite nga pranimi FFK-ja, ka bërë investime në të gjitha qytetet e Kosovës dhe në lokalitete të tjera në rregullimin e fushave të futbollit. Kjo punë nuk do të ndalet, ajo vazhdon kudo.Në anën tjetër ekipet profesionale (gjyqtarë e delegatë) të FFK-së, të deleguara në ndeshje ndërkombëtare janë të vlersuar lartë.
Janë klubet me delegatët e tyre që lirshëm votojnë se kush do t’i përfaqësoj në FFK.Poashtu, pjesë e kësaj janë pandashëm, gjyqtarët, trajnerët me përfaqësuesit legjitim. Pra, FFK nëse nuk mund të ndihmohet, të paktën të mos sulmohet. Puna e saj ka qenë dhe është trasparente dhe të zgjedhurit e saj i përgjigjen delegatëve dhe statutit, gjithmonë në funksion të llogaridhënies.
Ndërhyrjet nga jashtë të grupeve të ndryshme të interesit vetëm sa mund të pengojnë dhe ulin imazhin e futbollit, dhe jo vetëm të tij. Andaj, është koha e fundit që sulmet e disa përfaqësuesve të mediave, grupeve të tjera që s’kanë lidhje me futbollin, pos interesit: ‘ t’i fusim huntë dhe këtu’, të lenë rehat FFK në rrugëtimin, për rritën e zhvillimin e saj.
LRFPZ, u bënë thirrje këtyre grupeve që të ndalin këtë energji negative karshi FFK-së, futbollit në përgjithësi dhe ta dërgojmë futbollin Kosovar aty ku synojmë të gjithë, sa më lartë.,thuhet ne kumtesen e sotme./www.QendraPress,com/