Çaste poetike me poeten:Fatbardha Xhani MYSLIMAJ

TEK AI ÇAST I VETËM

———————————-

Mbrëmjet kanë kulluar all

në kujtimet tona

Por ne rikthehemi sërish tek ai çast i vetëm…

Mësuam diçka

nga e gjitha kjo

Asgjë më shumë se një sekondë e vetme

Nuk vlen sa jeta e tërë.

Kur rrugëve pa krye një dritë ta bën me sy

Kthjelloje vështrimin pa frikë

Është për të të ndriçuar ty!

Atë sekondë kur ti më fole

kur unë të fola

kur ti më heshte

kur unë të heshta

kur ti më deshe

kur unë të desha

Mos e harro…

Një e vetme ka qenë

të kujtohet?

S’kish ardhur ende e para të dua

S’kish ardhur ende e para puthje në cepin e buzës

S’kish ardhur ende e para lamtumirë

pa dëshirë,

tek cepi i rrugës…

Të kujtohet ajo sekondë e vetme

ajo përshëndetje

ai ngazëllim

ajo dridhje e mirëmëngjesit tim?

Asnjë premtim

nuk e zëvendëson dot atë siguri

që të jep një sekondë e vetme

e para e një ndjesie pa kuptim

pa asnjë arsye të dukshme

Pa fund

Pa fillim…

Si një ëndërr që të nanurit

në një mëngjes fatlum

Kaq i mrekullueshem ai zgjim!

Kur thua pa zë:

pavarësisht se futen si rruaza në varg

një sekondë njeriu jeton

vetëm një…

/www.QendraPress.com/