Çaste poetike me poeten:Teuta BIÇAKU
Shformim
—————————-
Një ballë i ciflosur në copëza të mprehta.
Sy të ashkëlyer deri në verbim.
Flokë të përthyer në mozaik të paformë.
Buzëqeshje e shformuar, fytyrës përqas deformim.
Silueta pa formë, mbi copëza argjendi,
që nga hijet ameba kanë ankth e frikë,
duar ngërthyer, kapërthyer ndër këmbë a dhëmbë,
kur thyhet copëzash një pasqyrë
/www.QendraPress.com/