Çaste poetike me poeten:Rabije BYTYÇI
Injoranca s’matet me metër!
————————————-
Të shkruash libra, pastaj të ulesh në një skutë lypsari,
kësaj i thonë mjerim, i thonë trishtim,
i thonë dhunë,
të hedhësh zarin si lypsari,
sa fatkeq të jesh i pari!
Shpresa hidhet në erë, kjo ngjarje,
kjo ditë bën lojë grimi,
tregu i librit ushton nga mizat,
nga buzët e holla, plot ironi
kësaj, kësaj nuk i thonë letërsi!
Kontinenti i ri dhe kontinenti vjetër,
në letërsi, në poezi s’matet lehtë
as me injorancë kohe, as me metër, as me ngritje vetull!
/www.QendraPress.com/