Morali….

—————————

Ushqejmë liritë tona,

dhe tashmë e dimë,

jemi një hap para çdo ligji,

njohim makineta,

kompjuterë kodimi,

ngamos lëmë gjurmë,ndërhyjmë,

në busulla tjera të rruzullit mësyjmë,

s’kemi frikë nga tundimi,

jemi pro çdo komandimi,

pranojmë fluturime rrobotikësh,

mendjesh imagjinare,

hedhje me parashutë qiejsh të hakërruar,

kafkash iluminare.

selektojmë bulëza fjalësh organike,

libra Anjshtajnësh,

ruajmë frojdistët urtësish legjendare,

zgjojmë të përgjumurit

e mbushim portale,

me aforizma e postime kalimtare.

pa u njohur…u tha,u kry,

kalojmë nga një faqe në tjetrën,

pa u parë në sy,

e pa u vënë re askund,

hedhim gurin e hiç dorën s’e fshehim,

vrasjet janë bërë,si lodra në katund.

fati,koha apo jeta,

vapë në janar,acar në gusht,

ëndrrat bëmë musht,

burimi…disiplina,vetëkontrolli,

ç’dreq na i piu,

na i vodhi.

medet kur t’na përgjigjet Zoti,

ku do fshihet loti,

kur t’na vijnë mendtë tek koka,

si do ndryshojë bota,

e sytë nga hedhim këmbët,

kush do t’kërcasë dhëmbët?

asgjëja në asgjë do përfundojë,

njerëzia prapë do qajë,do këndojë,

do heshtë,

do flasë,

do punojë ,do lodhet,

e globi do vazhdojë të rrotullohet,

mos kini merak si barkun e ngjeshim,

zërin e ndërgjegjes e blejmë,e shesim.

ç’bëjnë të tjerët?

…oh,ne të mjerët,

morali ditës stacionesh të vona,

mjafton të ushqejmë të gjitha liritë tona,

mëkati na paskësh vjedhë timonin,

harrojmë destinacionin…

/www.QendraPress.com/