Çaste poetike me poeten: Blerina Çifliku Behari
E LIRË
—————————
U treta pas ëndrrës së kotë,
në pasqyrimin e larë të hënës,
mpirë pas lotit margaritar,
praruar nga vargjet e këngës.
U magjepsa pas yllit të zjarrtë,
në djegien e kurmit të tij,
fshehur pas vitit të brishtë,
si një lojë a pabesi.
U lodha larguar fatit,
në etjen e marrëzisë,
varur çastesh yjekëputur,
si një grimcë e gjithësisë.
Iu shkëputa realitetit,
po më dogji shkretëtira,
më shkrumboi, mbeta pa ëndrra,
më mbuloi errësira.
I mahnitur pas së artës,
kujtimet i lashë pas,
në dukje imazh i vyer,
mbeti mijëra hapa larg.
/www.QendraPress.com/