Çaste poetike me poeten:Shukrije GASHI
Ata nuk e njohin Lirinë
————————————
“Liria ka emër” edhe nesër
një shuplakë ploje më shumë
se batare plumbash shtegut
t’ gabuar kastile erdhën ata
morën gjithçka me veti
edhe andrrat
janë t’ fortë dhe nuk e njohin Lirinë
as urtinë e popullin që di t’heshtë
me vend e pa vend
“Liria ka emër”
e drejtësia asht dembele
mbi kambët e huaja
me naze ngjet a zbret shkallët
e kurdisjes
asnjë kambanë shkundi trishitin
e heshtjes as nesër…
/www.QendraPress.com/