QKMF në Prizren, me aparat të ri të mamografisë
Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj,drejtori i Shëndetësisë Prof dr Simir Krasniqi, dhe menagjmenti i QKMF-së bashkërisht kanë përuruar aparatin e mamografisë , aparat nga fjala e teknikës së moderne në QKMF të Prizrenit. Kryetari Totaj,derisa ka bërë përurimin e aparatit të Mamografisë në QKMF, tha se ne si komunë duke ditur faktin se tashmë sëmundja e kancerit ka përhapje të madhe për të mbrojtur shëndetin e grave dhe të tjerëve kemi investuar në këtë aparat të mamografisë që është fjala e fundit e teknikës moderne, Prandaj , ju bëjmë apel secilës grau që poqese ka ndonjë shqetësim të vije dhe të bëjë kontrollin .,sepse parandalimi është edhe garanc për shërim të plotë tha i pari i komunës.
Drejtori i Shëndetësisë Simir Krasniqi, tha se ky aparat është blerë nga buxheti vetanak i drejtorisë së Shëndetësisë dhe se ka koston e 120 mijë eurosh, por tashmë kemi marrë edhe premtimin e menagjmentit se të gjitha shërbimet do të bëhen falas për të gjithë pacientët dhe se raste do punohen edhe gjatë ditëve të vikendit dhe jo vetëm gjatë muajit rozë por gjatë ter vitit
Drejtori i QKMF-së dr Fadil Bajraktari tha se ky aparat është një apart modernë dhe stafi i QLMF-së do të jetë në shërbim të plotë të gjithë pacientëve për të bërë edhe mamografiinë , por edhe analizat tjera laboratorike dhe pastaj vazhdoi,
Kurse ekspertja e këtij dikasteri dr Shpresa Llukaj Goçaj, tha se tash e 5 vite një aparat të mamografisë e kemi shpenzuar sepse kemi bërë mbi 9 mijë vizita si mamografike dhe shërbime tjera. Por ky aparat full i mamografisë është një aparat modern dhe ne kemi pasur problem listën e pritjes , andaj tashmë këtë listë do ta zvogëlojmë kohën e pritjes sepse do të punojmë edhe në ditët e vikendit, Nga të gjithë këto rast kemi identifikuar 80 e më shumë raste të kancerit të gjithë tha doktoresha.Komuna e Prizreni premtonte do te jetë në shërbim të plotë të qytetareve/Rtv BESA/transmeton /www.QendraPress.com/