Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Ramije UKAJ

LUMËBARDHI IM

——————————-

Sikur qiell i kthjelltë

Nëpër shekuj ai lundron

Mes përmes i bie Prizrenit

Gurgullima e tij na gjallëron

Vala e tij e ftohtë si bora

Përbiron nëpër shkëmbinj

Brez pas brezi na e shuan etjen

Gjithë vendit i jep freski

Porsi kroi i shatërvanit

Kurrë s`shterojnë valët e tij

Ua shuen etjen maleve të Sharrit

Dhe zambakut i jep hijeshi

Përmbi te u ngritën shumë ura

Që t`i japim fund vetmisë

Valët e tij si dallgë shpirti

Thurin këngët e dashurisë.

/www.QendraPress.com/