Fryma poetike e së mërkurës me poetin;Bekim BLAKU
KUJTESË E DËSHIRË
—————————————–
Çdo ditë pak nga pak
Na e vrisnin lirinë,
Të paqenën
E tëra nuk filloi në shekullin e kaluar
Ajo vetëm vazhdoi,
Atëbotë, plagët vetëm sa u thelluan
Më nxorën në rrugë-
“Ty s’të duhet shkolla”,
Unë ia dhashë malit, foli grykëholla
Në mëngjesin e radhës,
Shijuam rrezet e Diellit, lirshëm,
Deri te Dreka e Lamës
Sogjetarët e urës flisnin
Për “këmishën e prerë”(të mbetur e paqepur)
Dikush heshti, e, dikush ua mbajti ison
Të moshuarit thanë, prapë do prishet moti,
Djemtë me vrull u nisën drejt fundit të arës,
U kthjell prapë Qielli
Si rrufe Olimpi u dëgjua
Një e shtënë pas shpine,
Një nëne i rrodhi loti,u qel plagë në zemër
Qoftë ky tagër i fundit
Për Diellin e Lirisë Tënde,
Atdhe.
Bekimi
24 shtator 2024
Berlin
/www.QendraPress.com/