Fryma poetike e së mërkurës me poetin;Leonard PIPA
Nuk u paskam treguar për natën,
———————————————-
Jorganin e çjerë ferrash në thonj inatçorë,
Kulaçin e shpirtit në
kafshita e matëm,
Diej të vegjël zemrash i kemi në dorë.
Nuk paskam treguar për fatin,
Errësira na hante hijet,
Në gulçe të heshtur harruam inatin,
Me kashtë i bashkuam fijet…
S’u paskam treguar për plagët e mia,
Dhe vet çuditem sa paskam marrë!
Rrënjë m’kanë hedhur në trup si hardhia,
Trupi im i brishtë më është çarë.
Nuk u tregoj me pe e gjilpërë,
E ç’tu tregoj histori të trishta!
Netëve nga pak i pres me gërshërë,
I kam shkurtuar dy tre gishta.
Nuk u paskam treguar për nënën,
E gjora plakë tret vështrimin nga rruga në Epir,
Ujqit prapë e kishin kafshuar hënën,
Tim zoti ju luta ti lidhi me zinxhir!
Po këtu jam dhe do t’ju tregoj…
Se si do dali nga shelgjishta e reja zanë,
Në krahët e lodhur t’a shtrëngoj,
I mbytur në shpirtin tim si vullkan!
/www.QendraPress.com/