Çaste poetike me poeten;Merita GRUDA
Dy poezi
_________________
Verën e morën shirat me vete,
në plazhin trazuar
me shkumë valësh,
gjurmë pulëbardhash
mundohen t’ia fshehin detit
braktisjen.
& & &
Iku dhe një plak i mirë
gruaja i kish prirë në udhë,
të motrat po ashtu
kafe të zeza u pinë për të
as fjalë, as vaj, as gjëmë
Vajtojcat kishin vdekur para tij.
/www.QendraPress.com/