Qetësi…

————————–

Të duket dobësi qetësia ime?

Ty që zien nga mëngjesi në darkë!

Paqja ime në çastet kritike?

Heshtja ime fare ‘e patakt’?

Ku e di ti se çfarë kam duruar

derisa i rendita gjithë ndjesitë.

Unë pafajësish pse jam lënduar,

moshën më të bukur, më të dlirë?

Çfarë di ti për faktet që më ndoqën,

kohët ku kam qeshur e kam qarë.

Sytë se si u thanë një ditë nga lotët,

ç’lule kur kam çelur i kam ngjarë?

Sa pasione i ktheva në dimra

e sa dimra në stinë të tjera?

Thuamë!

Ç’di ti për ndjenjat e mia,

përse unë zgjedh vetëm pranverat ?

Në fakt…

Sa herë ndodh diçka, unë hesht

jam e qetë para fakteve që vijnë.

Kohët ikin gjithçka lind e vdes

unë vazhdoj të pranoj njerinë…

/www.QendraPress.com/