Çaste poetike me poeten;Albina CEKA
DIRIGJOJ
——————————-
E heshtur tretem në melodi,
dirigjoj refrenin që hidhet në fletë.
Në qetësi tretem në histori,
se pena ka nisur dhe shkruan vetë.
E mallëngjyer tretem në kujtime…
Dirigjoj ngjyrat që më dhuroj jeta.
Pikturoj tik- takun e zemrës time,
se ajo e di ç’është e vërteta.
Rehatohem pa lot, pa fjalë,
dirigjoj orkestrën e shpirtit tim.
Penelin e lë të pikturoi i qetë,
sytë e sinqertë plotë ndriçim.
/www.QendraPress.com/