Çaste poetike me poeten e së ardhmes :Suela FAZLIU
I varfëri.
——————–
Në errësirë e shpirtit ai ecën
me zemrën e lehtë e di pse?
Se ai e di ç’do të thotë të
lëndosh një zemër,
madje madje ai e di
çfarë është edhe varfëria.
Është si një gogol qe dëshiron
gjithçka me të rrëmbye ulëret në
brendësi e dëshiron barkun me ta
shqye po ai prapë merr forcë
dhe e përballon disi.
Në mendjen e tij ka
ëndrra të mëdha,
po nuk e di si ti arrijë ato.
Në heshtjen e tij gjen
bukurinë në çdo gjë.
I varfër nuk është vetëm
në zemër,në thellësinë e tij
zemra rreh për këdo.
Ai e ka kuptuar thelbin e jetës,
prandaj dhe duron si kur
një ditë thesarin ka për ta gjetur.
————————–
Suela Fazliu nxënëse e klasës së nëntë
në shkollën”Dëshmorët e Kosharës” Koshare.
/www.QendraPress.com/