Çaste poetike me poeten ;Drita DEKAJ
Eh zemra e shkretë sa shumë po më rreh.
——————————————–
Nuk di ta qetësojë se diçka më fsheh.
Avioni mes reve vazhdon fluturimin.
E unë mes ankthit po e pres takimin.
Ah kjo zemra ime ka shumë emocion.
Përtej oqeanit,larg e larg …po shkon.
Po kërkon një dashni,që ka patur larg…
Dashnin e bijes time me mish e me gjak.
Për shumë vite në heshtje e qava me lot madhi.
Tani po shkoj drejt sajë se krejt mu dogj xhani.
Shumë e luta zotin të më japi jet.
Të takoj time bijë o zot sa më shpejt.
Dhe një ditë të bukur mrekullia ndolli.
Zoti në jetën time njerëz të mir më solli.
Kërkesat e lutjet perëndia i shikoi.
Ma n’fundë takimin me vajzë ma mundësoi.
Puthjet e përqafime nuk kanë mbarim.
Ska në bot më ëmbël se ti shpirti imë.
Faleminderit o zot ty të qoftë lavdia.
Ska gja ma të ëmbel se dashnin si ta jep fëmija.
Përsëri në heshtje të lutem o zot.
Na ruaj e na mbron përgjithmonë e mot.
Gjith njerëzit e ndamë bashkoi perëndi…
Mos lejo ma vuajtje,dhimbje e lot në sy.
Të them faleminderit për çdo gjë në kyt jetë.
Së ti perëndi je dashnia vet.
Me paqe e dashni mbuloj boten e mjerë
Si gëzove mua gëzo dhe të tjerë….
/www.QendraPress.com/