Fryma poetike e së dielës me poeten:Seli MURATI
Sonte u bëra roje nate,
——————————–
Nata stërzgjat shtatin e vet
mërgojnë agimet përtej,
errësirë qerpikë e fjetur
mbretëron në mua,
në vargu tim kujtimet
shkruajnë për ditët e ndaluara.
Me heshtjen e ngacmuar
sonte u bëra roje nate,
buzëqeshjes, rrezja i këputet,
mbi fletë trëndafili zbarkon shiu,
në nota dëshpëruese ngrihet mallëngjimi.
Melodia e zemrës tënde,
shoqërues nate më është bërë,
furtunë ndjenjash gërsheton shpirti,
pesha e brengave tua
reflektohet në thellësinë e vetmisë
rob i dhembjes bëhem unë.
www.QendraPress.com/