Fryma poetike e së dielës me poeten:Flora PECI
UDHËTIM VJESHTAK
——————————
Përpëlitur shpresa rrëshqiti tej ëndrrës sime
Gjethes vjeshtarake të kuqërremtë i ngjasoi
Tulatur tisi i vetmisë rrapëlliu në portë
Seç humbi nektari i pritur
Seç më mori vjeshta me gjethet e saj
Një bilbil u shndërrua në kukuvajkë
Një korb i krrokati errësirës
Nuk u fika, dritësoj ende në zymtësinë e stinës
Pranverë shndërrova në shpresat e mia..
/www.QendraPress.com/