Fryma poetike e së dielës me poeten:Arjana Fetahu GABA
BESOJA
—————————-
Fishkur shpirti gjethe vjeshte, humbur sikur qe gjilpërë,
Qepur e arrnuar shpeshtë, dhe i vrarë, gjymtuar tërë,
Nëpër trungje pata qarë , ku s’kish diell për çudi
Ohh sa herë kam dëshiruar, që të jem në arrati.
Sa lënduar dhe pa fjetur, duke bredhur permbi re,
Si s’më përvëloi hëna e ngrënë apo yjtë lart atje
Ndër agime të kam pritur por kam mbetur fillikat
Kryqëzuar ta kam emrin, nëpër rrugë ku kerkoj fat.
Zog s’u bëre kurrë për këngë, as për afshe dashurie,
Shpirtit tim i kam kënduar, me sa ligje perëndie
Dhe mendoja për lëndimin, kush na preu ashtu në besë
E mban mend ate betimin, fjalën dheu sdo ta tresë
Drithëruar nëpër terr, s’dita shpirtin ta lexoj ,
Ngritur sikur pulëbardhë, zë hap krahë e fluturoj
Besoja ti ishe, xixëllonja që do t’më ndriste udhen time
Ndaj dhe unë ti dhashë çka kisha, pa menduar per gabime.
Lojrat syllambylla, si kam pëlqyer as dhe si fëmijë,
Por gjithmonë kam ditur t’i dalloj, të gjitha ngjyrat në ylber,
Por ti, u fshehe në stuhira saharaje e lëndove dashurinë,
Ndaj su bere kurre I dielltë as edhe një herë.
/www.QendraPress.com/