Çaste poetike me poeten;Ajne IBËRHYSAJ
FJALË TË PATHËNA !
————————————
Te dua,
por ti kurrë s’mund ta kuptosh
heshtjen time të pa fjalë.
Fjalë që vetevriten
në shpirtin e pafajshëm.
Të gjithë ikim, si vetë rrezet e një dite.
Me vete bartim
çaste plot helm,
plot mëri dhe inate.
Dielli kurrë, kurrë nuk i ngroh sytë tanë.
Janë fjalët e pathëna
që i vrasim,
dhe çdo ditë na vrasin,
nën velin e dhimbjes.
/www.QendraPress.com/