Filluan  punimet për rrënimin e objektit të shpronësuar nga Komuna, ish objektit të ndërmarrjes “Liria”, në  ‘’Bazhdarhane’’

Sot, që në mëngjes  shumë automjete  të rënda filluan   punimet për rrënimin e objektit të shpronësuar nga Komuna, ish objektit të ndërmarrjes “Liria”, që gjendet pas Shtëpisë së Bardhë në Prizren (Bazhdarhane) dhe janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë.  Ekipet e rrënimit janë duke e kryer procesin me kujdes të shtuar, duke u përqendruar në sigurinë e zonës përreth. Lidhur me këtë  kryetari i komës  Shaqir Totaj  tregon se ky projekt është pjesë e planeve të vazhdueshme për përmirësimin e infrastrukturës në qytet me prioritet funksionalizimin e rrugës ‘’Adem Jashari{{ dhe lehtësimin e qarkullimit të përgjithshëm në trafik. Por  kjo ndikon  edhe  në  fillimin  shumë projekteve  të reja që tashmë  do të  fillojmë  si për  parking  të madh, pastaj  lirimin  kësaj hapësire do ta    bëjmë   për  interes  të  qytetarëve e kjo  është  edhe për  faktin se  është mirëpritur shumë nga  qytetarët .Drejtori i shërbimeve Publike  Çelë  Lamaj,   ky rrënim është  hapje   perspektivës  për  të pasur  këtu një rreth rrotullim që  do ti shërbejë   pastaj për   parkingun publik si dhe  për funksionalizimin e  rrugës  ‘’Adem Jashari’’ e po kështu  ajo që vlen të  thuhet është fakti se  ky është  projekt  i komunës së Prizrenit dhe  për këtë  fillimisht Komuna ka paguar 120 mijë euro,  dhe projekti  është ekskluzivisht  meritë e komunës së Prizrenit potencoi  drejtori Lamaj. Kurse  drejtori Islam Ukimeri  tha se pas marrjes së  vendimit nga  Drejtoria e  shërbimeve Publike dhe fal angazhimit ët kryetarit Totaj ne sot  filluam  rrënimi e këtij  objekti që   ishte pengesë  për disa projekte të rëndësishme për  Prizrenin.Udhëheqësit e  komunës   bashkë me kompaninë   që  po merret me rrënimi e këtij objekti premtuan se  shumë shpejt  prite   që  ky rrënim të  kryhet dhe  të  fillojë  pastaj normalizimi i komunikacionit ./Rtv ‘’Besa’’/