Çaste poetike me poeten:Natasha Petriti TUSHA

VALET E JETES, JANE SI VALET E DETIT!
——————————————————-
Valet e jetes ngjajne shume, me valet e detit!
Ato t’gezojne, po dhe t’godasin kur ti s’je gati,
Valet ngrihen ulen, ka trazira, ka dhe gezime t’shpirtit,
Jeta eshte si valet e detit, me shume dallge e stuhi.
Valet e detit t’ledhatojne lehte trupin,
Valet e jetes, me shpirt t’paster, t’zbukurojne me imaxhin e tyre,
Valet e detit shkumbojne, ato prekin bregun,
Valet e jetes t’lodhin, po duhet t’luftosh perhere.
Kur fillon jeta familjare, lindin me dallge valet,
Kur jeta vazhdon, gjate viteve valet trazohen,
Po me mund e djerse, jeta ngrihet si malet,
Beji valet e jetes, t’shkelqeje e t’mos ndihen.
Valet e detit s’pushojne kurre, si jeta vete,
Gezimet, enderrat, e stuhite nuk i ndalim dot,
Ne c’do vale t’jetes shpresa lind sa nje det,
Njeriu eshte nje breg i heshtur, ku valet ikin e vine plot.
T’forta valet e jetes ishin, me ikjen e femijeve n’emigrim,
Keto vale me dallge, ishin me t’forta se valet e detit,
Frymen s’ma moren dot, si anije cava detin n’fluturim,
Jetojme prane tyre, dhe se shpresa dukeshe larg horizontit.
Gjith jeten, keto vale qe erdhen, i kam mundur,
Cdo vale qe m’ka rrezuar, kam pasur force t’ngrihem,
Kane qene me t’forta se t’detit,po i kam shmangur,
E qendisa jeten me yje, ku valet e saj aspak s’ndihen.
/QendraPress/