Çaste poetike me poetin;Avdyl  ZENELI

SONTE ZEMER

————————–

Sonte , më kërkon të të dua

Zemër.

E për ç’farë , dot nuk

e kuptoj.

Kur , shpirtin e gatova për

Ty.

E shijen aspak , s’ja ndjeva

Shpirtit.

Ty zemër , dy rrahje , të shpeshta

Ti – Unë

Dy rrahje të nxehta , dashuri – dashuri

Unë – ti

Më thua më duaj , të të besoj , për

Ç’farë ?

Kur , gjithçka sonte kësaj ore

Dashurohet.

Gjithçka – kudo – gjithçka , për – veç – ne të

Dy.

Arrin deri atje , ku e errëta me të errëtën

Dashurohen

E ti , zemër , ende mendon , rrahjet unë ti

Ti unë

Në këtë natë , që agimin për në asgjëkund e

largon.

Dhe unë , gjumin dhe ëndrrën s’gjej

dot.

I verbër , verbërisë së zemrës një herë i

Besova.

Edhe unë – unë të qash e rrahësh , më s’të

Besoj

Rrih tani në vetmi duke kërkuar të gjesh

Dashuri !

/www.QendraPress.com/