Çaste poetike me poeten;Barie ÇUPI
Në paditë
———————————–
Fati kështjellë e fshehtë,
tretej dita mes reve të shukëta,
tek -tuk,pak e pak rreze të vrugëta,
heshtjet thyenin tingujt e tokës,
në muzg horizontesh,kur dielli mërgonte,
anë zhurmës një lumi,nata do ndalonte,
përmes tallazesh,
ku njomeshin shkëmbinj e rrëpira,
përgjumja u kriste eshtrat,
ëndrrave më të mira,
tretej ajri tej në udhët pa sy,
ajo numëronte mendimet,
asnjë si bëhej dy,
dhe kurmin e saj,kish’harruar zbuluar,
në vdekjen e parë,galuc kishte shkruar,
tu e mbyll dritaren e kujtimeve të koduara,
me fytyra klasike,si rrasa të stampuara ,
ktheu veten,u bind në rrudhat e ballit,
ngado marrë vërdallë,brinjëve të malit,
këmbët e saj të akullta,
s’ia ngrinë zemrën e madhe,
dhe errësirës i butësohej,
si të qe shtojzovalle,
valët e shpirtit ndërsa i qetonte ngadaltë,
të ndërtojë kështjellën,penën bëri daltë.
…
në paditë,
drita e fjetur,
është e kobshme,
sikur egërsirat që unshëm rrinë,
ajo sërish fluroi bebëzash,
dhe pa diell e pa stinë,
/www.QendraPress.com/