Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Bekim KELMENDI

Të ndjej..

————————–

Sa herë që del hana, i drejtohem asaj,

e di që sytë e tu e shohin atë,

i ndjej krateret e hënës që ngjasojnë në sytë tu.

Syngulitur në mua, që duan t’më falenderojnë

Pas pak edhe njëherësh më akuzojnë…

Pse?!

Pse nuk jam pranë teje?!

Që, nën dritën e hënës,

Puthjet e zjarrta të ti dhuroj?!

Pastaj..

Eh pastaj, pastaj ata sy

sikur më falënderojnë,

Për gjithë atë rrahje zemre

e çoroditje mendsh,

Që t’i solla në puthjen e parë.

Eh…

Dhe ti prapë me sytë e hënës

zbehur më shikon,

Dhe ashtu zbehur siluetë bëhesh,

e në prehrin tim gjen prehje.

N’imagjinatë çakërdisesh, përpëlitesh

të gjesh vorbullën e çmendinë..

Pse?!

Pse jemi larg?!

Pse?

Pse kaq afër të ndjej?!

Ah.

Kjo zemër helm e vrer bëhet

atëherë kur s’të shkruaj.

Gjaku ndër kapilarët tuaj sikur ngrinë,

E tiktaket të ndalojnë çuditshëm..

Po, po…

Aq shpejtë ringjallen e fillojnë tik-taket e saj.

Atëherë kur unë të shkruaj.

Mendoj se prej vendit zemra do ti dal.

Sytë i çakrëdisen për të lexuar çdo fonemë, morfemë e togfjalësh.

E di që ai togfjalësh shpirtin e saj e qetëson.

Dije dhe ti, që fjala jote shpirtin tim ma gëzon.

E pra, dije se,

Të ndjej hajdute e puthjeve n’pakthim.

Dua të të kem prapë në përqafim..

. /www.QendraPress.com