Bedri Hamza takon “esnafët” e Prizrenit: Do ta heqim pagesën në kufi për TVSH-në
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar takuar përfaqësuesit e bizneseve në Shoqatën ESNAF në Prizren, me të cilët ka diskutuar për programin e tij ekonomik dhe lehtësirat në të bërit biznes në vend, ku me këtë rast është pritur nga kryesia dhe kryetari Varis Xhelani
Hamza u premtoi atyre se shqetësimin e kamotshëm të bizneseve, praktikën e pagesës së TVSH-së në kufi, do ta ndryshojë gjatë qeverisjes së tij.
“Bizneset nuk do të detyrohen t’i paguajnë në avans obligimet e tyre, por do u krijohen mundësi të zhvillohen dhe t’i kryejnë obligimet tatimore kur t’i shesin produktet e tyre. Këtë barrë tatimore do ua heqim të gjitha bizneseve që importojnë në Kosovë”, ka thënë Hamza.
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, është zotuar se me programin e tij qeverisës, Kosova mundet ma mirë për ekonominë, për bizneset dhe të gjithë punëtorët e sektorit privat e publik në Kosovë Derisa anëtarë të Shoqatës më këtë rast kanë paraqitur edhe sfidat me të cilat po përballen si dhe sukseset që i kanë