Çaste poetike me poeten;-Donika Meta GJURA
E LËNDUAR!!
—————————-
Në telefon, më thirre pa pushim,
Më shkruaje ditë e natë,
Fjalë të ëmbla m’thoshe në fillim,
Për mua ska gjumë e qetësi, s’ka rehat,
Në djallë ajo kamer, kur të dy u pamë,
At’buzëqeshje Diellore, s’e përballova dot,
Në dashuri rashë ashtu, me shikim t’parë,
E nga syri i bukur, më rëshqitën lot…
Pa reshtur të kërkova, një kafe të pimë,
Po më thoshe, sa të vijë behari,
Jo veç për kafe, por gjatë do të rimë,
E unë, prit gomar sa të dalë bari…
Nga kjo lojë e fëlliqur, jam pak e lënduar,
Një zemër e brishtë, lotin e kthen në gëzim,
Ndoshta kjo sprovë më duhej për ta kaluar,
E tash më shërbeu, për mirë ky mësim!!…
/www.QendraPress.com/