Solemnisht  inaugurohet renovimi i Shtëpisë së Kulturës’’Xhemajli Berisha’’ dhe Teatri i Qytetit ‘’Bekim Fehmiu’’ në Prizren.

     Sot, në praninë e një numri të madh  artistësh, pjesëtarë të shoqatave të dala nga  lufta e ku ishin edhe Kryetari i komunës  Shaqir Totaj, nënkryetari Kujtim Gashi, kryesuesja Antigona Bytyçi,drejtorët e ekzekutivit , mysafirë nga  Shqipëria  pjesëtarë e anëtarë të  shoqërive kulturo artistike dhe  të tjerë përuruan renovimin e plotë të Shtëpisë së Kulturës’’Xhemajli Berisha’’ dhe Teatrin e Qytetit ‘’Bekim Fehmiu’’ në Prizren. Lidhur me këtë   përurim fillimisht  ka përshëndetur  drejtori i kulturës  Adem Morina, duke uruar qytetarët  që tash e tutje  fal  edhe angazhimit dhe pa lodhshmërisë  së  kryetarit ët komunës  Shaqir Totaj sot, po e përurojmë këtë  objekt kaq  të  rëndësishëm e të mirë   për Prizrenin. Kryetari i komunës  Shaqir Totaj,  tha  më lejoni ta bëjë një përjashtim  në këtë rast dhe  së pari të urojë  artistët sepse këtu po shoh shumë artist e ky është një tempull  për artistët dhe tempull kulture.Pas kësaj  solemnisht  është  prerë shiriti përurues  nga   udhëheqës komunal  dhe  lidhur me këtë  përurim  në një intervistë  të veçantë  kryetari Totaj  për Rtv ‘’Besa’’  tha se  sot  pas një pune intensive  po e  përurojmë këtë  objekt, për të cilin më duhet të them se e kemi  rinovuar dhe këtë tërësisht  me  mjetet tona vetanake., Për hir të së vërtetës  më duhet të them se Ministria e kulturës  kemi  pas një memorandum marrëveshje për 400 mijë euro, por  nuk është  ndihmuar nga ministria  me  asnjë  euro. Padyshim se  tashmë  shumë aktivitete  që deri tani  janë organizuar në  lokacione tjera  do të rikthehen e  këtu në  pallatin kulturës  si dhe në teatrin  qytetit  ku  kjo  shtëpi do të jete tempull arti e kulture.