Koha e fundit kur vlerat duhet  të vlerësohen si vlera, e jo antivlerat të  marrin primatin e vlerave-Shkruan:Qazim THAÇI.

 

Është  koha e fundit  besojë  që  vlerat duhet të vlerësohen si vlerë, e jo antivlerat të marrin primatin e vlerave. Siç  po ndodhë  në  Prizren, sidomos  me  veprimtarinë e krijimtarisë letrare. Kjo ka filluar më herët, por një thënie e Ismail Kadare që thotë’’ Sillu aq mirë me ata që të lëndojnë, sa t’iu vijë neveri nga vetja e tyre…’  ishte një lloj  parimi. Por, vërtetë kjo  u pa se nuk  ka më as  edhe një kuptim ,me ata që   thjeshtë janë infantil  letrar dhe  kinse  bëhen të mençur se  kanë  tituj  ose edhe më keq,  se  kinse  e njohin poezinë. Kurse e vërteta  është krejt ndryshe,  natyrisht s e secili ka  opinion e tij . Por, vlera   nuk është me  ‘’mendim të lirë’’ siç mundohen ata  të  arsyetojnë. Ata në fakt me dy këmbë shkelin vlerën krijuese. E si mund të   konstatohet se ata e njohin poezinë, kur askush nuk i vlerëson. Mungesa e kritikës letrare , tani më ka  bërë  kushtimisht të quaj’’kërdinë‘’ që në popull do të quhej ‘’gërdi’’,dhe  ata që  caktohen kinse   për të njohur vlerën e  poezisë , Por mjerisht ata me papërgjegjësinë,  tyre  njohin vlerën e   miqësisë së tyre.

Kush tashmë mendon se janë poete apo poet; Bëjnë si bëjnë dhe shkruajnë  disa vargje, ua  japin një titull dhe mendojnë që kanë krijuar poezi. Në realitet aty nuk ka asgjë poetike asgjë e vlefshme. Gjuha e shprehjes pa  vlerë, e zhveshur nga figurat edhe ato stilistike. Pra nuk ka gjuhë  poetike as sens poetik, , nuk ka ndonjë ide e shkruar, mendim apo mesazh të thënë bukur që do të na e zgjonte kërshërinë, që do na prekte në ndjenja, në shpirt duke na shkaktuar kënaqësi estetike. Shihet që ju mungojnë aftësitë dhe imagjinata krijuese. Thjeshtë ju mungon gjithçka që do të duhej të kishte një poet. Këta “poetë” janë shumë të dobët . Ju mungon kultura elementare gjuhësore, veçmas sa i përket shprehjes me shkrim. Kurse poet apo poete  të  mirë  janë njerëz që e kanë unin e vet poetik, që e kanë botën e vet poetike, që e kanë stilin e vet, disa nga poezitë e të cilëve janë të mëvetësishme dhe origjinale. Pra, poetët interesantë janë të talentuar dhe shumë të talentuar, por që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur ta japin maksimumin. Ky shkrim nuk ka për qëllim të etiketojë  asnjërin me emër ,por ka qëllim që  të fillohet një debat konstruktiv që saktë vlerat të jenë vlera e jo antivlerat të vlerësohen. Sepse duke vlerësuar antivlerat ,krijojmë  padituri  krijuese  dhe krijues të paditur., por të cilët  nuk mbetën asgjë  pos një flluskë sapuni në letërsi të kohës .Andaj ,apelohet edhe drejtoria e kulturës/por edhe financues të tjerë/  të mos bien në llumin e atyre që i njohin e ju   lejojnë mjete dhe mundësi organizimesh .Bile të atillëve duhet ndaluar, edhe nëse  i kanë mjetet e tyre, mirë është të sabotohen. Ose  të punojmë  deri në vetëdijesim,  pra siç shkruan Kadare ‘’Sillu aq mirë me ata që të lëndojnë, sa t’iu vijë neveri nga vetja e tyre..’’ sepse  nuk ka gjë më të shenjtë ta lëndosh poezinë, apo secilin zhanër të letërsisë .Nëse kjo nuk arrihet kështu. ,atëherë apelojmë që krijuesit e vërtetë të mos shkojnë në takime të atilla  ku vlerat  zhvlerësohen Këtë vështrim po e përmbyll i ,për të hapur një debat konstruktiv me  një  thënie të urtë të  Henry Charles  Bukowski ‘’ Mënyra për të krijuar art është të djegësh e të shkatërrosh koncepte të zakonshme duke i zëvendësuar me të vërteta të reja që zbresin nga mendja dhe dalin nga zemra../www.QendraPress.com/