Fryma poetike e së dielës me poetin:- Idriz Berisha–XHIXHI
TË GURI I ZI
——————————-
Diku mes shkëmbinjsh një gur i zi
I çarë përmes
I zi por I kuq në zemër
Ka trajtë dasmorësh të vargëzuar
Me të bardha solemne
Edhe pas qarjeve ka emër ngjyre
Mbanë aromë e bukuri foshnje
Guri u bë shkëmb
Shkëmbi u bë gur
Itakë e përflakur istikamesh
Aty lanë takim yjet e zjarret
Të GURI I ZI besëlidhje e re
Bashkë me parzma u kallën heshtat
Këngë u bënë jo hi as tym.
Tokat e pashkelura,shpirtrave temena u bëjnë
Riciklim i dashurive të lashta sa guri
Guri u bë shkëmb
Shkëmbi u bë gur
Gjurmët tona flejnë mbi kujtime
Shikoje këtë gur-shkëmbi
Si luftar antik që sjell lirinë
Dhe një këngë për shpendët
Kur lartë fluturojnë
Folenë t’mos e harrojnë!
As shkëmbin as GURIN E ZI!
/www.QendraPress.com/