Çaste poetike me poeten:Shire DHIMA

Tundu gusht!
——————————-
Tundu gusht e tundu verë
Tundu mal dhe ti fushë djerr
Shkundi mjegullat,mbledhur xhungël
Degët e thata,mblidhi grumbull.
Tundu gusht,nën erë lirie
Jepi frymë kësaj shqiptarie
Fali ti , gjithë forcën tënde
Jepi muzë gjithë kësaj kënge.
Tundu gusht siç tundet moti
Thuaji ndal rrjedhjes së këtij loti
Mblidhe grushtin si shqiptarët
Përshëndet porsi të parët.
Tundu gusht me këngë të verës
Ere lirie fryn pas derës
Mblidhi bashkë ku janë shqiptarë
Mëmëdheun peng kanë marrë.
Tundu gusht,gjeji ku janë
Thirri shqip në gjuhën mëmë
Duhen sot më shumë se kurrë
Po djegin lirinë në furrë.
Tundu gusht,thuaja njëherë
Mblidhi shqipet këtu në prehër
Sot mëmëdheu i do pranë
Korbat e zeza qarkuar janë
/QendraPress/