Fryma poetike e së mërkurës me poetin: Urim MEZINI
VETES SIME
——————————–
Sa herë kam brenga,a ndonjë hall
Kërkoj dikë,që t’mund t’ia themë
Por më kot, sillem vërdallë’
Se, kur të duhen,asnjë s’e gjenë
E prapë kthehem ,në krahët e vetes
Aty ku gjithmonë ,ndjehem më mirë
Ku marr pa hile,udhëzimet e jetës
E ku kaloj,çdo moment të vështirë
Aty ku dyert,i gjej,gjithmonë të hapura
Prej saj marr në jetë,këshilla t’vyera e mirësi
Sa ëmbël t’mbështjell,me krahët e zgjatura
Dhe kujdeset për ty,si të ishe një fëmijë
Ndaj,një këshillë,miqësisht të ma pranoni
Veten kurrë,pas dore mos e leni !
Gjithmonë duajeni fort e kujdes tregoni !
Sepse më të respektuar do të jeni.
Dhimbjet në shpirt sjellin stuhitë
Dhimbjet ,dhembin e shumë të vrasin
Të drithërojnë shpirtin e të kërrusin
Të bezdisin e në gjumë të ngasin
Të dërrmojnë e ta shkrumbojnë trupin
Dhimbjet nuk qeshin ,e as vallëzojnë
As me qa,s’besojnë të dijnë !
Veçse jetën, ta shkurtojnë
Kur thellë në shpirt ato të mbijnë
Dhimbjet janë sprovë e fort në jetë
Të dhembin shumë e të veshin sytë
Ta nxijnë jetën me të vërtetë
E në brendësi të shpirtit,sjellin stuhitë
Ziliqari
Ty ziliqarë,s’do të jap
ndonjëherë vëmendje
As nuk do të kushtoj
kurrë rëndësi
Sepse kohën time
e kam të shtrenjtë
Dhe shpirtin plot dashuri
/www.QendraPress.com/ Fryma poetike e së mërkurës