Mungesa e debateve politike,me kandidatë /e jo analistë/ ka sjellë  këto rezultate në zgripc…-Shkruan;Qazim THAÇI

   Tani  edhe pse  kanë kaluar  vetëm tri ditë,  nga dita zgjedhore, të  thuash se rezultatet  zgjedhore., ose së paku rezultatet  ende  të pa përfunduara, kanë   sjellë   së pari dilemën e   procesit zgjedhor, se mund të përsëriten. Po pse po ndodhë kjo?! Njëri nga  faktorët  kryesor  i këtij lloj zgrpci që po ndodhë është  fakti se  ka ardhur  për mungesën e debateve televizive, Sepse  kanë munguar tërësisht këto debate, Mendojë  kanë munguar debatet televizive  mes kandidatëve për të pa  qytetarët realitetin për secilin kandidatë  ,tek pastaj ata  edhe mund të kishin votuar.   Do të  votonin më  shumë numerikisht dhe më  arsyeshëm . Në Kosovë  dhe në  studiot televizive kësaj here  nuk kanë munguar debate  , por ato ishin debate  të analistëve, të cilat   zor që  ndryshojnë mendjen e votuesit sado  profesionale  të jenë. Por,  ka pasur  nevojë të organizohen debate sa më shumë e më pak tubime elektorale. Sepse në tubime elektorale  vijnë kryesisht    anëtarë të subjekteve   që  organizojnë ato tubime elektorale. Kurse  po të kishte debate  televizive  mes kandidatëve , domosdo se do të  ndikonin , sepse  vetë qytetarët do të shihnin secilin nga aftësitë e kandidatëve të  nominuar dhe ajo do të ishte një lloj pasaporte  për votuesin. Prandaj, tani këto rezultate  janë një lloji, dhe të këtij rezultati sepse   pa dashur të  analizojmë se kush   do të bëjë  qeverinë, apo kush do të bëjë koalicione…, Nuk është aspak e befasishme që  fuqitë  vendosëse  si ;SHBA, Turqia, Gjermania, Britania e madhe apo Franca  do të kenë  edhe  një pjesë  ndikimi. Kurse metodat e këtilla  të  fushatës   është pa se  nuk japin asnjëherë  rezultate  të  mira. Nëse ato debate do të  organizoheshin  do ët   dritësonin saktë  kandidatët më të mirë dhe  besohet se nuk do të  ishte  ky zgrips. Ky edhe mund  të  jetë një  paragjykim, por   të  gjithë rrugët   po dërgojnë atje , bazuar në deklaro e liderëve të  subjekteve politike, dhe bazuar në realitetin krijuar. Ngase  duhet  vetëdijesuar  FB  nuk mund ta ndryshojë bindjen e votuesit. E kësaj  po i ndihmon edhe mungesa e  gazetave të shtypura . Ka  fakte qe ne  shtetet  ku  ka  gazeta te shtypura, ato  nga  analizuat shihen se kanë pasur  ndikimin prioritar /QendraPress.com/