Pensionohet mësimdhënësi dhe veprimtar i dalluar i shkollës shqipe dhe sportit prizrenas Bedri Çeku

                   Pas një punë  të palodhur në  procesin arsimor  sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu ‘’ është  pensionuar veprimtari i dalluar i shkollës shqipe, Bedri Çeku, Bedri Çeku para lufte  ishte  veprimtar i palodhur dhe kryetari Shoqatës  së arsimtarëve në  Prizren, kurse pas lufte  ka qene dhe  veprimtar politik  dhe  kryetar edhe i subjektit politik Balli Kombëtarë,  kurse  ishte edhe në organizimin e aktivitetet  shkollore ’’Java Remzi Ademaj- Shtigjeve të  lirisë’’  ku ishte  njëri nga  organizatorët e suksesshëm të këtij aktiviteti. Po kështu  ka  organizuar edhe  një  numër veprimtarish  tjera arsimore, Sot, ai është pensionuar dhe drejtoresha e Shkollës Behare  Kryeziu me këtë rast ka  falënderuar profesor Bedri  ‘Çekun  për punën dhe angazhimin e  bërë  në  arsimin e Prizrenit.

Edhe kolegët e punës së Bedriut me këtë rast  evokuan  kujtime  pune dhe momente nga puna e përbashkët

Kurs e së  fundi profesor Bedri Çeku,foli me emocione  të mëdha për punën dhe angazhimin  për disa dekada  në arsim