Familjes kosovare iu kthyen pushimet në tragjedi, dëshmitarja tregon si u mbyt 10 vjeçari në Durrës

0

Familja nga Prishtina sapo kishte mbërritur në kompleksin turistik që ndodhet te Shkëmbi i Kavajës për të kaluar pushimet verore. E ndërsa familja Tërnalla po akomodohej në dhomën e hotelit, 10-vjeçari është shkëputur për t’u futur në pishinë ku dhe ka humbur jetën.

  Pushimet familjare janë kthyer në tragjedi, ndërsa nuk është ende e qartë pse nuk i është dhënë ndihma në kohë nga personeli apo pushuesit e tjerë që ndodheshin në pishinë.

   Fëmija është diktuar ndërsa ndodhej në fund të pishinës dhe atëherë në ndihmë i kanë ardhur të tjerët, po ka qenë vonë.

Policia vijon hetimet për nxjerrjen e përgjegjësisë për sigurinë në pishinë.     I vetmi punonjës që ka qenë i pranishëm në çastin e ngjarjes ishte punëtori i shezlongëve, i cili  ishte në ditën e parë të punës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *