Çaste poetike me poeten:-Kimete Osmani BEQIRI

Buzëqeshja

————————-

Urojmë të jetë e përsëritur

Buzëqeshja ndikon

Në çdo gjuhë të botës

Mimikën çdonjëri e kupton.

Disponimi, vullneti, krenaria

Përzemërsisht, pa hezituar

Kur marrim apo dhurojmë buzëqeshje

Me fjalë s’mundemi për ta përkufizuar.

Ndjehet dhe jo vetëm

Buzëqeshja pozitivisht kuptohet

Çdo herë, gjithmonë

I’a vlen të veçohet.

Jo rastësisht thuhet

E thënë apo e shkruar

Buzëqeshja zgjatë jetën

Mrekulli e jetua /QendraPress/