Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Fitnete Bashota KRASNIQI

KËRKOJ FALJE

—————————-

Unë sot

Linda t’njejtën kohë me diellin

Po mëzi u zgjova,

Trupi ishte i lodhur i dërmuar

Kërkoj falje nga kënga e zogjve

E pemëve që zhurmuan

Që hapa dritaren e befas u larguan!

E pashë diellin që kishte sjellë dritë

E pashë pranverën që kishte sjelle jetë

E pashë natyrën që kishte shpallë shpresë

E shpresa dhuronte t’bukurën Dashuri!

Pemët zhurmuan në poezinë time

Toka i mbante e qielli i falte dritë

E nga bukuria e tyre

Me vesën e mëngjesit i kam ujit!

E unë mëzi u zgjova;”

Ende jam e turbullt nga mendimet’

Se u mahnita nga bukuria e natyrës

Freskia e mëngjesit m’shëndriti fytyrës

Edhe pse dielli lindi t’njejtën kohë me mu

Kërkoj falje se sot jam vonu!

/QendraPress/