Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Zize Liza PEPSHI

Vdes për ty
——————————–
As e bukur as e keqe
Moj sorkadhe
Nuk je djall as engjëllushë
Moj hyjneshë
Puthje ndjenjë shpirt as zemër
nuk mi fale moj perëndeshë.
Fort ju luta Zotit unë
Veç njëherë me ndejt me ty
Të t’i puth pak sytë e tu
T’rrëzoj në shtrat e t’luaj me ty
As guxim jo as frikë
Moj drenushë
Nuk jam engjëll jo as trim
Moj kanarinë
Ditë e natë shpirt e zemër
T’i falë ty për dashuri.
Fort ju luta sonte Hënës
Ta bëj natën bashkë me ty
Të ta puth veç njëherë qafën
Edhe n’vdeksha vdes për ty
/QendraPress/