Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Florinda PLAKIQI

Britma të heshtjes

—————————-

Marr tjera shkronja,

marr e jap nga koha

pa agim e drekë pa njeri,

dhe darka t’i luftosh djajtë siç di.

Sikur të gjithë kapen në valle,

një minut heshtje, kaq..

për lavdinë nën varre.

Mati hijen time, të dhimbjes,

në rite të lumturisë në grushte,

i gjithë mëngjesi i kredhur në shpresë,

marrë për hell prej njeriu në huqe.

Sikur bjeshka të kërcënon të ulesh,

mallin kokëfortë e të lexosh

shpirt pas një tufë lulesh

/QendraPress/