Çaste poetike me poeten;-Shire DHIMA

E dashura ime!

————————–

E dashura ime!

Sonte të kam ftuar në festë!

Një kostum të ri të kam blerë ,

për trupin tënd biskonje.

Patjetër bukur do të rrijë!

Mbi faqet e tua si mollë,

ca perla pikturuar yje.

Mbi qerpikun e syrit tënd ,

ca rreze kanë ngritur fole.

Mbi buzën kuqaloshe si shega,

zjarri ka ngritur një vatër.

Fryma që flladit shpirtin ,

Zbritur me ag mëngjesi.

Oh sa dashuri!

Gjysma jam unë në ëndrra,

gjysma je ti poezi.

Ti dashuri që lind,

Shpirtin më mbushë me dritë!

/QendraPress/