Ndalohet shitja e pijeve energjike dhe alkoolike për personat nën moshën 18 vjeç,në Prizren.

Gjatë këtij muaji, Drejtoria e Inspektorateve ka realizuar aksion për t’i mbrojtur të rinjtë, duke ndaluar shitjen e pijeve energjike dhe alkoolike për personat nën moshën 18 vjeç.
Inspektorët kanë kontrolluar tregun dhe kanë vendosur shenja paralajmëruese në lokale dhe dyqane për ta siguruar zbatimin e kësaj mase. Qëllimi është ruajtja e shëndetit të të rinjve dhe ndërgjegjësimi për rreziqet e konsumit të këtyre produkteve në moshë të re.