Nesër nisin punimet në rrugën “Sadik Rexhaj” në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren ka njoftuar se nga ora 07:00 e mëngjesit të ditës së nesërme, më 27 maj, do të fillojnë punimet në rrugën “Sadik Rexhaj”, e cila ndodhet në lagjen “Ortakoll” të kryeqytetit.

Punimet janë pjesë e projekteve të rregullta të mirëmbajtjes dhe përmirësimit të infrastrukturës rrugore në këtë zonë.

Autoritetet lokale kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, veçanërisht të banorëve të kësaj rruge, për shkak të pengesave të mundshme që mund të paraqiten gjatë kohës së zhvillimit të punimeve.

Nga Drejtoria bëhet e ditur se çdo ndërhyrje do të realizohet me kujdes të shtuar për të minimizuar shqetësimet, ndërsa qytetarët do të mbahen të informuar për rrjedhën e procesit.Drejtoria e SHP, do të jetë në shërbim të plotë të qytetarëve/QendraPress/