Sot, i jepet lamtumira e fundit Mësueses dhe personalitetit të nderuar në Prizren ,Nexhibe Bukoshi Elezi.

Sot, më 5 korrik, në orën 13:30, i jepet lamtumira e fundit Mësueses së parë në shkollës së muzikës, një gruaje të fortë , që pas veti ka lënë një pianiste me famë botërore dhe një mjek shembullor Nexhibe Bukoshi-Elezi, varroset në varrezat e qytetit në Prizren.
E pamja do të mbahet më 6 e 7 korrik (të dielën dhe të hënën), duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 17:00, në hotel ‘’Centrum’’ afër sheshit ‘’Shadërvan ‘’ në Prizren.
Për të nderuar këtë emër të nderuar , po kështu do të mbahet mbledhja komemorative të martën më 8 korrik, në orën 10:00, në Shkollën e Muzikës në Prizren. Kurse emri i kësaj mësuese e edukatore shembullore ,do të mbahet mend gjatë nga prizrenasit .Ajo ishte një grua e fortë, që në jetë kurrë nuk diti se çka është përkulja. Me krenari e dinjitet punoi e jetoi duke ju bërë krah i fortë edhe njeriut të madh të kohës Prof Dr Mejdi Elezit,tani i ndjerë bashkëshortit të sajë .I lehtë i qoftë dheu i Kosovës Mësueses së popullit Nexhibe Bukoshi Elezi/QendraPress/